Maduro kërkon zgjedhje të parakohshme
Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, ka propozuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters shumica e deputetëve në parlament janë përkrahës të Juan Guaido ish kryetar i parlamentit të Venezuelës. Zgjedhjet e mëparshme parlamentare në Venezuelë u mbajtën në vitin 2015 dhe zgjedhjet e ardhshme ishin parashikuar për vitin 2020. Mirëpo presidenti Nikolas Maduro ka propozuar mbajtjen e zgjedhjet e reja. Juan GUaid më 23 janar 2019 duke pasur mbështetjen e Uashingtonit ka shpallur veten si presidenti i përkohshëm dhe me anë të një grushti të dështuar shteti, është munduar të rrëzojë presidentin legjitim Nikolas Maduro nga pushteti. Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë, kanë ndërhyrë në Venezuelë ndërkohë që të tilla veprime të saj janë kundërshtuar nga vendet të tjera si Irani, Rusia, Kina, Kuba, Bolivia, Turqia dhe shumë vende të botës.