Ushtria e Venezuelës në gjendje gatishmërie
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88186-ushtria_e_venezuelës_në_gjendje_gatishmërie
Presidenti i Venezuelës me anë të një dekreti ka urdhëruar ushtrinë të vendoset në gjendje  gatishmëri për tu përballur me çdo sulm të mundshëm nga ana e Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 23, 2019 04:39 Europe/Tirane
  • Ushtria e Venezuelës në gjendje gatishmërie

Presidenti i Venezuelës me anë të një dekreti ka urdhëruar ushtrinë të vendoset në gjendje  gatishmëri për tu përballur me çdo sulm të mundshëm nga ana e Amerikës.

Me anë të një mesazhi në Twitter, presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro, prej njësive ushtarake ka kërkuar që të vihen në gjendje gatishmërie për të mbrojtur paqen dhe për tu përballur me Amerikën. Venezuela është një vend me rezerva të konsiderueshme të naftës në Amerikën Latine dhe në disa vitet e fundit si pasojë e uljes së çmimit të naftës është përballur me trazira dhe pasiguri të mëdha. Këto pasiguri dhe trazira janë shtuar edhe më shumë duke marrë parasysh mos përmirësimin dhe mos ndryshimin e strukturave naftore, inflacionin e pakontrolluar, varfërinë dhe problemet e tjera ekonomike dhe jetësore dhe krizën e artikujve ushqimorë. Njëkohësisht me këtë ekzistenca e një opozite e cila gëzon mbështetjen e gjerë të jashtme sidomos të Amerikës, është bërë shkak për shpërthimin e protestave të gjera në këtë vend dhe opozitarët po ndjekin përpjekje të organizuara me mbështetjen dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të Amerikës me qëllim rrëzimin e presidentit Nikolas Maduro dhe qeverisë majtiste të Venezuelës.