Rusia kundër ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se Moska është kundër ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë.
Sipas një njoftimi të kanalit televiziv Rusia Today, Sergei Riabkov zv/ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë se Moska e konsideron të papranueshme ndërhyrjen e huaj dhe atë ushtarake në Venezuelë dhe theksoi domosdoshmërinë e respektimit të normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ndër të tjera theksoi se Moska e konsideron të domosdoshme nisjen e dialogut në Venezuelë pas vendosur asnjë parakusht. Sipas z. Riabkov në Venezuelë ekziston mundësia e nisjes së dialogut. Në Venezuelë, udhëheqësi i opozitës dhe njëkohësisht president i përkohshëm i vetëshpallur, Juan Guaido e nxiti popullin venezuelas të dalë në protesta dhe të mbështesë ushtrinë në përpjekjet për ta larguar nga pushteti presidentin Nicolas Maduro dhe të rifitojë lirinë”. Guaido publikoi një video të Twitter, ku ai tha se ushtria ka marrë vendimin e duhur dhe do të jetë në anën e duhur të historisë. Pak kohë më vonë, ministri i informacionit i Venezuelës Jorge Rodriguez tha se qeveria e Maduro ishte duke u përballur me një tjetër "përpjekje për grusht shteti" të vogël të udhëhequr nga "tradhtarët" dhe ministri i mbrojtjes Vladimir Padrino tha se ushtria ishte e vendosur "në mbrojtje" të Maduros.