Plumba rusë për ushtrinë e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88294-plumba_rusë_për_ushtrinë_e_amerikës
Pentagoni për të plotësuar nevojat e ushtrisë, synon të porosisë dhe blejë plumba dhe municion nga Rusia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 27, 2019 10:10 Europe/Tirane
  • Plumba rusë për ushtrinë e Amerikës

Pentagoni për të plotësuar nevojat e ushtrisë, synon të porosisë dhe blejë plumba dhe municion nga Rusia.

Agjencia e lajmeve Sputnik duke cituar faqen “Defence Weblog”, njoftoi se dega e Pentagonit përgjegjëse për blerjen e të gjitha armatimeve të nevojshme të ushtrisë së Amerikës, ka publikuar në faqen e saj porosinë për blerjen e municionit për armatime të cilat nuk janë pjesë e standardeve të NATO-s.

Projekti i sistemit me potencial manovrimi (OPM-MAS) shqyrton tregun për të caktuar karakteristikat teknike dhe financiare të prodhuesve të municionit dhe sistemeve të armatimeve për shfrytëzimin e tyre jashtë kufijve të SHBA. Gjithashtu është thënë se me fituesit e këtij tenderi do të nënshkruhet kontratë e përhershme dhe sasi e blerjes do të jetë e pakufizuar.

Në tenderin e ushtrisë së Amerikës janë përmendur plumbat dhe municioni për pistoletat TT dhe PM, pushkën kallashnikov të të dy kalibrave (5.45 dhe 7.62), mitralozin kallashnikov dhe për mitralozat e kalibrit të madh, snajper etj.