Sekretari i Brendshëm britanik i bashkohet garës për kryeministër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88299-sekretari_i_brendshëm_britanik_i_bashkohet_garës_për_kryeministër
Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, iu bashkua garës për kryeministër të Britanisë. Kryeministrja Theresa May ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2019 15:51 Europe/Tirane
  • Sekretari i Brendshëm britanik i bashkohet garës për kryeministër

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, iu bashkua garës për kryeministër të Britanisë. Kryeministrja Theresa May ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti i lideres së Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht i udhëheqëses së qeverisë më 7 qershor.

Javid, në një video të postuar të hënën në Twitter, tha se qëllim i tij është "rikthimi i besimit dhe krijimi i mundësive të reja". "Para së gjithash duhet të realizojmë Brexit-in", tha Javid, duke iu referuar procesit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Javid, 49 vjeç, është djalë i prindërve pakistanezë. Kandidaturën për kryeministër e kanë shpallur tashmë edhe disa politikanë të tjerë, përfshirë ish-sekretarin e Jashtëm, Boris Johnson, dhe ish-kryetaren e Parlamentit, Andrea Leadsom. May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi plani i saj për Brexit-in, përkundër tri përpjekjeve, nuk ka arritur të kalojë në Parlament.