Shpërbëhet qeveria e Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88309-shpërbëhet_qeveria_e_austrisë
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin e parlamentit në një seancë të posaçme.  Ky vendim erdhi pasi zv/kancelari, i cili ishte edhe kreu i partisë në koalicion u përfshi në një skandal korrupsioni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 28, 2019 09:12 Europe/Tirane
  • Shpërbëhet qeveria e Austrisë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz dhe qeveria e tij kanë humbur votëbesimin e parlamentit në një seancë të posaçme.  Ky vendim erdhi pasi zv/kancelari, i cili ishte edhe kreu i partisë në koalicion u përfshi në një skandal korrupsioni.

Mocioni i mosbesimit u mbështet nga ligjvënësit e Social-Demokratëve dhe të partisë së ekstremit të djathtë Liria, e cila ka qenë në koalicion me Kurzin, ndërsa ky i fundit e ka ndërprerë aleancën me të, javën e kaluar. Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, duhet të emërojë tani një kancelar për të formuar një qeveri tranzitore, e cila do të jetë në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, që pritet të mbahen në shtator. Kriza politike në Austri nisi dhjetë ditë më parë, si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike. Kurz, 32 vjeç, u bë lider i parë austriak në më shumë se shtatë dekada që u hoq nga pushteti nga ligjvënësit e tjerë.