Emërohet kancelari i ri i Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88311-emërohet_kancelari_i_ri_i_austrisë
Presidenti i Austrisë ka emëruar kancelarin e përkohshëm të Austrisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 28, 2019 13:28 Europe/Tirane
  • Emërohet kancelari i ri i Austrisë

Presidenti i Austrisë ka emëruar kancelarin e përkohshëm të Austrisë.

Gazeta gjermane “Di Welt” njoftoi se Alexander Va nder Bellen, presidenti i Austrisë, pas humbjes së besimit të qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz, ka emëruar Hartwig Loger, zëvendësin e tij si kancelar i përkohshëm të këtij vendi për ta formuar qeverinë e përkohshme.

Hartwig Loger është ushtrues i detyrës së kancelarit të Austrisë deri në formimin e një qeveri të re në këtë vend. Loger pritet sa më shpejtë të prezantojë anëtarët e kabinetit të qeverisë së përkohshme.  

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, humbi votëbesimin në parlament. Mocioni i mosbesimit u mbështet nga ligjvënësit e Social-Demokratëve dhe të partisë së ekstremit të djathtë Liria, e cila ka qenë në koalicion me Kurzin, derisa ky i fundit e ka ndërprerë aleancën me të, javën e kaluar.

Kriza politike në Austri nisi dhjetë ditë më parë, si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike.