Merkel kërkon të zgjidhet sa më shpejt presidenti i BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88314-merkel_kërkon_të_zgjidhet_sa_më_shpejt_presidenti_i_be_së
Berlin, 28 maj – Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi që të merret një vendim i shpejt në lidhje me personin që do të zërë postin më të lartë të Bashkimit Europian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 28, 2019 14:11 Europe/Tirane
  • Merkel kërkon të zgjidhet sa më shpejt presidenti i BE-së

Berlin, 28 maj – Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi që të merret një vendim i shpejt në lidhje me personin që do të zërë postin më të lartë të Bashkimit Europian.

I ashtuquajturi sistemi i “Spitzenkandidaten”, ose kandidati kryesor, u fut në vitin 2014 në përpjekje për të rritur pjesëmarrjen e votuesve.

Tani duhet të përcaktohet se kush do të marrë vendin e presidentit të Komisionit Europian, por për këtë nuk ka një opinion të përbashkët përmes bllokut.

Liderët e BE-së do të takohen nesër në një përpjekje të parë në takimin e parë të BE-së pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian që solli humbje për partitë kryesore centriste.

Merkel tha se “shpreson të arrihet një konsensus në lidhje me presidentin e KE-së në fillim të qershorit, kur të mblidhet Parlamenti i ri i BE-së”