Përleshje mes protestuesve dhe policisë gjermane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88331-përleshje_mes_protestuesve_dhe_policisë_gjermane
Personat pjesëmarrës në protestat e organizuara në Gjermani kundër shitjes së armëve Arabisë Saudite gjatë protestave të tyre janë konfrontuar me policinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 29, 2019 04:55 Europe/Tirane
  • Përleshje mes protestuesve dhe policisë gjermane

Personat pjesëmarrës në protestat e organizuara në Gjermani kundër shitjes së armëve Arabisë Saudite gjatë protestave të tyre janë konfrontuar me policinë.

Sipas një njoftimi të IRIB protestuesit në Berlin kanë kërkuar ndërprerjen e dërgimit të armëve gjermane për  Arabia Saudite dhe EBA. Në këtë protesta të pranishmit kanë thënë se qeveria gjermane është partnere e krimeve të Arabisë saudite dhe EBA në luftën e tyre kundër Jemenit. Shumë organizata ndërkombëtare dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut deri tani i kanë kërkuar disa herë Gjermanisë, Amerikës, Britanisë, Francës dhe vendeve të tjera që të ndërpresin dërgimin e armëve për Arabinë Saudite dhe EBA. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marrë jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.