Çekia kundërshton transferimin e ambasadës nga Tel Avivi në Kods
Çekia përkundër veprimit të Amerikës, nuk ka pranuar transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kods dhe kjo është një tjetër goditje për regjimin sionist dhe Amerikën.
në seancën e fundit parlamentare të Çekisë, ku është parashtruar plani për transferimin e ambasadës nga Tel Avivi për në Kods, 112 nga gjithsej 178 deputetë janë shprehur kundër transferimit dhe vetëm 66 deputetë janë shprehur pro transferimit të ambasadës nga Tel Avivi në Kods. Jana Cernochova nga radhët e partsië Demokracia Civile, ishte ajo që ka bërë propozimin në parlamentin e Çekisë për transferimin e ambasadës. Andrej Babis kryeministër i Çekisë më 25 Maj edhe një herë ka theksuar kundërshtimin e tij me transferimin e ambasadës së çekisë nga Tel Avivi në Kods duke thënë se ky veprim bie ndesh me qëndrimet e BE dhe të OKB. Çekia nuk pranon transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kods. Qeveria jonë respekton qëndrimet e BE dhe rezolutat e OKB. Askush në Evropë sot nuk dëshiron transferimin e ambasadës së vet dhe Çekia nuk do të jetë iniciatore e këtij procesi, ka thënë në fjalën e tij kryeministri i Çekisë. Milos Zeman president i Çekisë vitin e kaluar në një fjalim të mbajtur në parlamentin e regjimit sionist ka premtuar se Çekia do të bëjë transferimin e ambasadës së saj në Kods. Amerika me veprimet e saj të njëanshme ka bërë transferimin e ambasadës së saj në Kods. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka mundësuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades, gjë e cila shkaktoi vrasjen e 60 palestinezëve dhe plagosjen e 3 mijë të tjerëve. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist.