Trump: Megan Markel, gruaja e princit Hari, është neveritëse!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88412-trump_megan_markel_gruaja_e_princit_hari_është_neveritëse!
Presidenti i Amerikës në një intervistë me gazetën “Sun” ka thënë se Megan Markel, gruaja e princit Hari, princit të kurorës së Britanisë së Madhe dhe reja e mbretëreshës Elizabet, është neveritëse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 01, 2019 11:50 Europe/Tirane
  • Trump: Megan Markel, gruaja e princit Hari, është neveritëse!

Presidenti i Amerikës në një intervistë me gazetën “Sun” ka thënë se Megan Markel, gruaja e princit Hari, princit të kurorës së Britanisë së Madhe dhe reja e mbretëreshës Elizabet, është neveritëse.

Presidenti amerikan në prag të vizitës së tij në Britaninë e Madhe në një intervistë me gazetën angleze “Sun”, ka deklaruar: “Nuk e dija se Markel gjatë fushatë time elektorale për zgjedhjet e vitit 2016, më ka quajtur mua përçarës dhe armik kundër grave. Unë nuk e dija këtë. Çfarë të them? Nuk e dija se ajo është kaq shumë neveritëse”.

Trump javën e ardhshme do të vizitojë Britaninë e Madhe. Gjatë kësaj vizite do të takohet me disa anëtarë të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe duke përfshirë edhe mbretëreshën Elizabet, princin Çarls, fjalin e madh të mbretëreshës dhe me anëtar të tjerë. Gjithashtu edhe princi Hari nipi i mbretëreshës së bashku me princin Wiliam e të tjerë do të marrin pjesë në një drekë me Donald Trump. Mirëpo në këtë drekë nuk do të marrë pjesë Megan Markel.