Protestuesit britanike fishkëllejnë Trump dhe Bolton
Britanikët të dalë në protesta për të kundërshtuar vizitën e presidentit amerikan, kanë fishkëllyer kundër Donald Trump dhe John Bolton. Me dhjetëra mijëra britanikë janë mbledhur në Londër dhe në Manchester për të kundërshtuar vizitën treditore të presidentit amerikan Donald Trump në Britaninë e Madhe.
Balona gjigante "Trump Baby" që e përshkruan Donald Trump si një fëmijë të zemëruar ngjyrë portokalli ka marrë sërish lejen për të fluturuar mbi Londër gjatë vizitës shtetërore të Presidentit amerikan. Kryetari Bashkisë së kryeqytetit anglez Sadiq Khan i dha dritën jeshile fluturimit të "Baby Trump" që shfaq udhëheqësin botëror me një pelenë dhe në dorë mban të shtrënguar një celular. Balona do të lëshohet mbi sheshin e parlamentit të martën e javës së ardhshme. Kjo është vizita e dytë shtetërore e Presidentit amerikan dhe mijëra londinezë kanë marshuar në protestë kundër vizitës tre ditore në Britaninë e Madhe. Tashmë protestuesit janë edhe në pritje të marrjes së lejes nga policia, e cila vlen të theksohet se korrikun e vitit të kaluar lejoi fluturimin e bebes Trump.