Kim Jung-un paralajmëron Amerikën
Lideri i Koresë së Veriut ka paralajmëruar Amerikën duke thënë se durimi i Phenianit ka kufi.
I ndodhur në paradën e gjimnazistëve, lideri i Koresë së Veriut tha se Pheniani pret që Uashingtoni të ndërmarrë hapat për zbatimin e marrëveshjes së mëparshme të arritur në Singapor dhe nuk duhet të presë që akordi të zbatohet në formë të njëanshme vetëm nga Koreja e Veriut. Lideri i Koresë se Veriut ka mbetur i pakënaqur me paradën e fundit të gjimnastëve, të organizuara para lojërave popullore. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka kritikuar hapur një nga spektaklet më të rëndësishme të propagandës së vendit. Sipas mediave shtetërore, Kim “kritikoi seriozisht” lojërat për “frymën e gabuar të krijimit dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të punës”. Ai kishte kërkuar në fillim të këtij viti një qasje të re për propagandën. Koreja e Veriut po përgatitet për më shumë izolim ekonomik dhe ideologjik, pasi bisedimet e SHBA po zvarriten.