Luftime të ashpra zhvillohen në zonat rreth aeroportit të Tripolit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88560-luftime_të_ashpra_zhvillohen_në_zonat_rreth_aeroportit_të_tripolit
Mediat e Libisë të mërkurën kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve të ashpra mes forcave të grupit të ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” të drejtuar nga gjeneral Khalife Haftar dhe forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të këtij vendi në zonat rreth aeroportin ndërkombëtar të Tripolit, kryeqytetit të Libisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 06, 2019 10:25 Europe/Tirane
  • Luftime të ashpra zhvillohen në zonat rreth aeroportit të Tripolit

Mediat e Libisë të mërkurën kanë njoftuar për zhvillimin e luftimeve të ashpra mes forcave të grupit të ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” të drejtuar nga gjeneral Khalife Haftar dhe forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të këtij vendi në zonat rreth aeroportin ndërkombëtar të Tripolit, kryeqytetit të Libisë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë që nga dita e martë  kanë filluar operacione të gjera në jug të kryeqytetit të Libisë me qëllim që ta marrin nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tripolit.

Grupi militant i ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” i drejtuar nga gjenerali Khalife Haftar i cili për shumë vite me mbështetjen e Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka sunduar në pjesën lindore të Libisë, gjatë disa muajve të fundit ka avancuar drejt pjesës veriore të këtij vendi.

Gjeneral Haftar më 4 prill ka urdhëruar forcat e tij që ta sulmojnë Tripolin dhe që nga fillimi i këtyre sulmeve në Tripoli e deri më tani janë vrarë mbi 500 persona dhe të paktën 3000 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve të zhvilluar në Tripoli.