May i hap rrugë zgjedhjes së kryeministrit të ri britanik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88596-may_i_hap_rrugë_zgjedhjes_së_kryeministrit_të_ri_britanik
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka dhene sot dorëheqje nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore, ndërsa do të mbetet kryeministre teknike derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2019 17:04 Europe/Tirane
  • May i hap rrugë zgjedhjes së kryeministrit të ri britanik

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka dhene sot dorëheqje nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore, ndërsa do të mbetet kryeministre teknike derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

Njëmbëdhjetë ligjvënës do të garojnë për kreun e konservatorëve - partisë në pushtet, e cila automatikisht prodhon edhe kryeministrin. Procesi i përzgjedhjes do të nisë më 10 qershor. May, 62 vjeçe, ka paralajmëruar dorëheqjen muajin e kaluar, pasi Parlamenti ia ka refuzuar tri herë marrëveshjen që ajo ka negociuar me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku, apo Brexit-in. May ka konfirmuar  dorëheqjen në një letër dërguar Komitetit të Konservatorëve. Ish-sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, mbështetës i zëshëm i Brexit-it, është favorit për të pasuar kryeministren May. Në prill, BE-ja i ka dhënë Britanisë edhe gjashtë muaj kohë për të dalë nga blloku, me shpresën se ligjvënësit do të pajtohen për një marrëveshje. Afati i ri për Brexit është 31 tetori.