Arabia Saudite synon armët bërthamore
Një media amerikane ka njoftuar se Arabia Saudite me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë, synon të posedojë armë bërthamore.
Faqja informative në internet e kanalit televiziv amerikan CNN të shtunën në një raport të saj ka shkruar se Riadi synon të posedojë armë bërthamore dhe familja e Donald Trumop, presidentit të Amerikës, po ndihmon sauditë në këtë drejtim.
Në këtë raport thuhet se zhurma të cilën e ka bërë Trump në lidhje me situatën në rajonin e Lindjes së Mesme është bërë shkak që kontratat ushtarake me Arabinë Saudite të shkojnë deri në 110 miliardë dollarë.
Ndërkohë me gjithë përdorimin e armatimeve ushtarake në luftën e Jemenit kundër popullatës civile të këtij vendi, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar lejen për ndërtimin e pjesëve të bombave të sofistikuara brenda në Arabinë Saudite.
Lëshimi i kësaj leje për rrethana të jashtëzakonshme jep mundësinë që kompania mbrojtëse "Raytheon" e Amerikës të bashkëpunojë me Arabinë Saudite për prodhimin e 120 mijë pjesëve të bombave të sofistikuar brenda në Arabinë Saudite me mbështetjen e avionëve luftarakë F-15, raketave anti-tank dhe pajisjeve të tjera luftarake.