Estonia bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88617-estonia_bëhet_anëtare_e_këshillit_të_sigurimit_të_okb_së
Pesë shtete janë zgjedhur anëtarë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dy prej tyre për herë të parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2019 15:35 Europe/Tirane
  • Estonia bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Pesë shtete janë zgjedhur anëtarë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dy prej tyre për herë të parë.

Estonia dhe Shën Vincent dhe Genadines do të kenë për herë të parë ulëse në Këshillin e Sigurimit. Nigeri, Tunizia dhe Vietnami po ashtu kanë fituar mandate dyvjeçare. Këto pesë shtete do të marrin këto pozita në Këshillin e Sigurimit vitin e ardhshëm. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë. Pesë prej tyre janë anëtarë të përhershëm dhe kanë të drejtë vetoje: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Anëtarët e tjerë të Këshillit zgjidhen nga Asambleja dhe kanë mandate dyvjeçare. “Ka qenë një përpjekje 14-vjeçare për të arritur këtu dhe jemi jashtëzakonisht falënderues”, tha presidentja e Estonisë, Kersti Kaljuliad.