Masat e presidentit Maduro për përmirësimin e situatës në vend
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88632-masat_e_presidentit_maduro_për_përmirësimin_e_situatës_në_vend
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se do të hapë kufirin me Kolumbinë në rajonin Tachira, i cili është i mbyllur që nga 22 shkurti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2019 04:29 Europe/Tirane
  • Masat e presidentit Maduro për përmirësimin e situatës në vend

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se do të hapë kufirin me Kolumbinë në rajonin Tachira, i cili është i mbyllur që nga 22 shkurti.

"Më 8 qershor, kam urdhëruar hapjen e kufirit tonë me Kolumbinë në rajonin Tachira. Ne jemi një komb që mbron në mënyrë të vendosur pavarësinë tonë dhe të drejtën për vetëvendosje", ka thënë Maduro në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social. Qeveria e Maduros vendosi të mbyllë kufirin e vendit të saj me Kolumbinë një ditë përpara përpjekjes së opozitës më 23 shkurt për futjen e "ndihmës humanitare" në Venezuelë të cilën SHBA-ja ia dërgoi opozitës që drejtohet nga Juan Guaido i cili ka shpallur veten si president të përkohshëm të Venezuelës. Për mbylljen e kufirit u treguan si arsye "kërcënimet serioze dhe të paligjshme" të Kolumbisë. Ndërkohë, në rajonin Tachira të Venezuelës, ndodhen tri ura ndërkombëtare, Ura e Francisco de Paula Santander, Ura e Simon Bolivar dhe Ura e Las Tienditas, të cilat lidhin vendin me Kolumbinë. organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se ka arritur në 4 milionë numri i personave që kanë braktisur Venezuelën e cila ndodhet në një krizë ekonomike dhe politike në vitet e fundit. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) dhe Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatët, thuhet se është në përmasa të çuditshme që populli venezuelian po braktis vendin me shpejtësi. Sipas autoriteteve të emigracionit venezuelian dhe burimeve të tjera, në deklaratë thuhet se vetëm që nga nëntori 2018 e deri më tani drejt vendeve të tjera janë larguar një milion azilkërkues dhe refugjatë.