Klinton: Raporti i Mueller mungesë drejtësie në Amerikë
(last modified Mon, 10 Jun 2019 07:50:40 GMT )
Qershor 10, 2019 09:50 Europe/Tirane
  • Klinton: Raporti i Mueller mungesë drejtësie në Amerikë

Ish sekretarja amerikane e shtetit raportin e paraqitur nga prokurori special për zgjedhjet e vitit 2016, e ka quajtur mungesë drejtësie në Amerikë.

Hillari Klinton thotë se në raportin e Mueller vihet re qartë pengesat e krijuara për vendosjen e drejtësisë. Këshilltari Special, Robert Mueller, ka thënë se akuzimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për ndonjë krim, nuk ka ekzistuar si mundësi, bazuar në rregulloren e Departamentit amerikan të Drejtësisë. Sipas tij, do të ishte e padrejtë që dikush potencialisht të akuzohej për krim kur nuk do të kishte mundësi që rasti të paraqitej në gjykatë. Mueller ka thënë po ashtu se edhe nëse dëshmon para Kongresit amerikan për hetimet e tij, ai nuk do të ofrojë ndonjë informacion që nuk gjendet në raport. Komentet e tij në Departamentin amerikan të Drejtësisë, vijnë në kohën kur po vazhdojnë hetimet nga një varg demokratësh për të gjeturat e Muellerit. Sipas Muellerit, pjesa kryesore e hetimeve të tij është se, Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. “Ka pasur disa përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në zgjedhjet tona dhe kjo akuzë meriton ta ketë vëmendjen e secilit amerikan”, ka thënë ai. Mirëpo Mueller po ashtu ka përmendur pikën e dytë më të rëndësishme të raportit të tij, duke thënë se “nëse ai dhe hetuesit do të ishin të sigurt se Trump nuk ka kryer krim, një qëndrim të tillë do ta publikonin në raport”. Pas deklaratave të Muellerit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Tëitter se komentet e Këshilltarit Special nuk janë ndryshe prej raportit. “Asgjë nuk ndryshon nga raporti i Muellerit. Nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme, që, në shtetin tonë i bie se një person është i pafajshëm. Rasti është mbyllur! Faleminderit”, ka shkruar ai.

Tags