Trump pohon përpjekjet e tij për shitjen e armatimeve
Presidenti i Amerikës në një intervistë të tij veten e ka quajtur shitës të armatimeve.
Presidenti amerikan në një intervistë për mediat ka pohuar se është kthyer në një shitës për vendin e tij dhe se shumë vende të tjera i ka inkurajuar të blejnë armatimet amerikane. Unë u them atyre që ju duhet të blini helikopterët tanë. Nëse nuk e bëni këtë, ne nuk do të mbetemi kënaqur nga ju dhe ata në fund duke blerë helikopterë dhe avionë F-35 na ndihmojnë, ka thënë në këtë intervistë presidenti amerikan. Sipas mediave gjatë vizitës së fundit të Donald Trump në Japoni është nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 105 avionëve të tipit F-35 nga Japonia. Vlera e kësaj kontrate nuk është pacaktuar por dihet se çmimi i çdo avioni F-35 është nga 95-120 milion dollarë.