Këshilli i Sigurimit, rezolutë për personat e zhdukur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88719-këshilli_i_sigurimit_rezolutë_për_personat_e_zhdukur
Për herë të parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi një rezolutë për personat e zhdukur në konflikte. Ajo u bën thirrje të gjitha palëve të kërkojnë për personat e zhdukur dhe t’i kthejnë trupat e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 12, 2019 15:41 Europe/Tirane
  • Këshilli i Sigurimit, rezolutë për personat e zhdukur

Për herë të parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi një rezolutë për personat e zhdukur në konflikte. Ajo u bën thirrje të gjitha palëve të kërkojnë për personat e zhdukur dhe t’i kthejnë trupat e tyre.

Kjo çështje pritet të jetë edhe temë e diskutimeve të ardhshme Kosovë-Serbi. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi në unanimitet rezolutën e parë mbi peronat e zhdukur gjatë konflikteve të armatosur, duke përfshirë 45,000 të regjistruar vetëm gjatë vitit 2018 nga Kryqi i Kuqi Ndërkombëtar. Rezoluta e hartuar nga Kuvajti u bën thirrje të gjitha palëve të kërkojnë për personat e zhdukur, t’i kthejnë trupat që gjendjen dhe të numërojnë ata që i mungojnë apelit. Gjithashtu u bëhet thirrje palëve të përfshira në konflikt të raportojnë për personat e arrestuar apo të burgosur dhe t’i lejojnë ata të lidhen me familjet e tyre. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u mandata që në vitin 1949 nga Konventa e Gjenevës për ta adresuar çështjen. Kreu i këtij komiteti, Peter Maurer tha se çështja e personave të zhdukur gjatë konflikteve është bërë shumë shqetësues vitet e fundit. Duke folur me video konferencë nga Gjeneva, ai theksoi se për adresimin e kësaj çështjeje duhet vullnet i fortë politik dhe bashkëpunim me palëve në konflikt. Çështja e personave të zhdukur është ngritur si shqetësim edhe nga udhëheqësit e Kosovës, të cilët duan që ajo të përfshihet në bisedimet me Serbinë. Presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli u kanë kërkuar disa herë autoriteteve të Serbisë ta adresojnë atë sa më parë.