Johnson fiton besimin e konservatorëve për kryeministër të Britanisë
(last modified Thu, 13 Jun 2019 19:06:40 GMT )
Qershor 13, 2019 21:06 Europe/Tirane
  • Johnson fiton besimin e konservatorëve për kryeministër të Britanisë

Boris Johnson fitoi me një diferencë të madhe në raundin e parë të votimit për të zëvendësuar kryeministren në largim të Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, duke fituar mbështetjen e më shumë ligjvënësve konservatorë.

Në votimin e mbajtur të enjten në Londër, Johnson fitoi mbështetjen e 114 prej 313 ligjvënësve konservatorë, të cilët votuan për të ulur numrin e kandidatëve që konkurronin për t'u bërë udhëheqës të partisë dhe kryeministër i ardhshëm. Rivalët më të afërt të Johnson në votim ishin shumë prapa tij: Jeremy Hunt, ministri i jashtëm, mblodhi 43 vota; Michael Gove, ministër i mjedisit, kishte 37 vota dhe Dominic Raab, ish ministri i Brexit, mori 27 vota. Ish ministri i jashtëm dhe ish kryetari i bashkisë së Londrës, Johnson ka bërë fushatë për për ta nxjerrë Britaninë nga BE deri në fund të tetorit. Ai ka qenë një nga kritikët kryesorë të May dhe strategjisë së saj për Brexit-in që kur ka dhënë dorëheqjen nga kabineti verën e kaluar.

 

Tags