Me qindra kompani amerikane kërkojnë fundin e luftës tregtare Amerikë-Kinë
Më shumë se 600 kompani në Amerikë në një letër drejtuar presidentit amerikan, prej tij kanë kërkuar t’i japë fund luftës tregtare të Amerikës me Kinën.
Pas përshkallëzimit të luftës së tarifave doganore kompanitë amerikane kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë thënë se vendosja e tarifave nuk është metodë efikase për të ndryshuar sjelljen e Kinës në fushën e tregtisë. Nënshkruesit e kësaj letre kanë deklaruar se kompanitë janë ato që do të paguajnë barrën e rëndë të tarifave doganore dhe jo Kina. Kompanitë amerikane kanë kërkuar nga presidentët e Amerikës dhe të Kinës që të ulen e të diskutojnë në kuadër të takimit të grupit G-20 që do të mbahet më datë 28 dhe 29 qershor në qytetin Osaka të Japonisë. Më herët Donald Trump ka deklaruar se nëse presidenti i Kinës nuk pranon të ulet në bisedime me atë, atëherë Amerika do të vendosë tarifa doganore ndaj mallrave kineze me vlerë 300 miliard dollarë.