Vendet e Mesdheut mbështesin Qipron në mosmarrëveshjen me Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88804-vendet_e_mesdheut_mbështesin_qipron_në_mosmarrëveshjen_me_turqinë
Udhëheqësit e vendeve të Mesdheut shprehën mbështetje ndaj Qipros në lidhje me konfliktin e fundit që ka me Turqinë për të drejtat e zbulimit të gazit në det.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 15, 2019 20:30 Europe/Tirane
  • Vendet e Mesdheut mbështesin Qipron në mosmarrëveshjen me Turqinë

Udhëheqësit e vendeve të Mesdheut shprehën mbështetje ndaj Qipros në lidhje me konfliktin e fundit që ka me Turqinë për të drejtat e zbulimit të gazit në det.

 Gjatë një samiti në Maltë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE-ja "nuk do të tregohet e dobët në lidhje me këtë çështje." Gjatë një samiti në Maltë, krerët e vendeve të Mesdheut mbështetën Qipron në mosmarrëveshjen që ka me Turqinë për të drejtat e zbulimit dhe shfrytëzimit të rezervave të gazit. Zbulimi i ekzistencës së këtyre rezervave i ka ngritur prej kohësh tensionet mes Ankarasë dhe Nikozisë. Më herët këtë javë, Qiproja lëshoi urdhërarreste për ekuipazhin e një anijeje shpimi në det të Turqisë për shkeljen e sovranitetit. Ankaraja reagoi dhe tha se: lëshimi i urdhërarresteve e kaloi vijën e kuqe, ndërsa vijon të këmbëngulë për të drejtat që ka për të zbuluar burime energjie afër brigjeve të Qipros. Të premten, presidenti francez Emmanuel Macron tha se BE-ja "nuk do të tregohet e dobët në lidhje me këtë çështje.""Dua të përsëris solidaritetin me Qipron dhe të shpreh mbështetjen dhe respektin tim për sovranitetin e këtij vendi. Turqia duhet t’i ndalojë veprimet e paligjshme në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros," -tha Macron. Turqia e pushtoi veriun e Qipros në vitin 1974 dhe pakica turqishtfolëse aty ka shpallur pavarësinë, që deri tani njihet vetëm nga Ankaraja.  Qasja e Turqisë edhe për këtë çështje ka sjellë ngrirjen e procesit të integrimit europian.