Pekini synon integrimin ekonomik të Azisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88812-pekini_synon_integrimin_ekonomik_të_azisë
Në Samitin e 5-të të Konferencës së Azisë për Ndërveprimin dhe Masat për Ndërtimin e Besimit (CICA) të mbajtur në Taxhikistan më 15 qershor, Presidenti kinez Xi Jinping përsëriti se vendet aziatike dhe partnerët e tyre duhet të zbatojnë një koncept të ri mbi sigurinë që të jetë "i përbashkët, global, bashkëpunues dhe i qëndrueshëm".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2019 17:15 Europe/Tirane
  • Pekini synon integrimin ekonomik të Azisë

Në Samitin e 5-të të Konferencës së Azisë për Ndërveprimin dhe Masat për Ndërtimin e Besimit (CICA) të mbajtur në Taxhikistan më 15 qershor, Presidenti kinez Xi Jinping përsëriti se vendet aziatike dhe partnerët e tyre duhet të zbatojnë një koncept të ri mbi sigurinë që të jetë "i përbashkët, global, bashkëpunues dhe i qëndrueshëm".

"Të gjitha palët duhet të zgjedhin dialogun në vend të konfrontimit, të krijojnë një partneritet në vend që të pajtohen me qëndrimet e vendeve të tjera, në mënyrë që të trajtojnë në mënyrë adekuate  çështjet e ndryshme të sigurisë", tha presidenti kinez, duke i bërë thirrje vendeve aziatike për të kundërshtuar idenë e unilateralizmit dhe proteksionizmit në shkëmbimet ekonomike. Presidenti Xi Jinping i referohet projektit të njohur si "Shekulli i Rrugës", duke theksuar se Pekini kërkon që zbatimi i përbashkët i këtij projekti të nxisë zhvillimin e përbashkët të vendeve aziatike, njoftoi agjencia Xinhua.