Rinisin konfliktet në Tripoli të Libisë
(last modified Sun, 16 Jun 2019 08:34:34 GMT )
Qershor 16, 2019 10:34 Europe/Tirane
  • Rinisin konfliktet në Tripoli të Libisë

Në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, kanë rinisur konfliktet e armatosura mes ushtrisë kombëtare dhe forcave qeveritare përreth aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Kods Arabic sipas të cilës forcat qeveritare të Libisë janë konfrontuar me ushtrinë kombëtare dhe forcat militare të gjeneral Khalifa Haftar përreth aeroportit ndërkombëtar. Sipas të dhënave të deritanishme një avion luftarak i gjeneral Haftar ka goditur bazën e forcave qeveritare në rajonin Taxhura në Tripoli ku për pasojë janë plagosur disa civilë. Gjeneral Khalifa Haftar komandant i ushtrisë kombëtare që prej 4 prillit 2019 ka nisur një ofensivë kundër kryeqytetit Tripoli. Forcat qeveritare të cilët mbështeten nga OKB duke reaguar ndaj veprimeve të ushtrisë së gjeneral Haftar kanë marrë masat për të mbrojtur kryeqytetin.

Tags