Guterres kritikon zgjatjen e luftës dhe konfliktit në Jemen
Sekretari i përgjithshëm i OKB në një letër drejtuar KS të kësaj organizate ka paralajmëruar dhe kritikuar zgjatjen tejmase të luftës dhe konfliktit në Jemen.
Antonio Guterres në letrën e tij ka kërkuar zbatimin e pikave të akordit mbi portin Hudejda të Jemenit mes tyre respektimin e armëpushimit. Në bisedimet e paqes që kanë nisur më 6 dhjetor dhe kanë përfunduar më 13 dhjetor të vitit të kaluar, ku i pranishëm ishte edhe Martin Griffiths i dërguari special i OKB për çështjen e Jemenit, është arritur akordi për portin Hudejda. Deri tani janë marrë disa masa për t’i dhënë fund luftës në Jemen, por çdo përpjekje ka dështuar për shkak të sabotimeve të Arabisë Saudite dhe të aleatëve të saj.