Muhamed Morsi varroset në lindje të Kajros
(last modified Tue, 18 Jun 2019 08:12:39 GMT )
Qershor 18, 2019 10:12 Europe/Tirane
  • Muhamed Morsi varroset në lindje të Kajros

Trupi i të ndjerit Muhamed Morsi, është varrosur nën masa të rrepta sigurie dhe në prani të familjes në lindje të Kajros. Ceremonia e varrimit u krye në kohën kur akoma nuk është bërë autopsia e shkaqeve të vdekjes së tij.

Ish-presidenti i Egjiptit, Muhamed Morsi, i cili u rrëzua nga ushtria në vitin 2013, ka vdekur në gjykatë. Atij njoftohet se i ra të fikët pas një seance gjyqësore ku ishte duke u përballur me akuzat e spiunazhit dhe më pas vdiq. Ai ishte 67 vjeç. Morsi u rrëzua pas protestave masive një vit pasi mori detyrën si kreu i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend. Morsi, 67 vjeç, një figurë e lartë në Vëllazërinë Myslimane, u rrëzua nga ushtria në vitin 2013 pas protestave masive. Ai kishte shërbyer një dënim shtatëvjeçar për falsifikimin e aplikimit për kandidaturën e tij për garën presidenciale të vitit 2012, shkruan The Guardian. Morsi në deklaratën më të fundit të tij ka thënë se do t’i qëndrojë besnik kombit dhe vendit edhe nëse ndaj tij ushtrohet dhunë dhe padrejtësi dhe për këtë nuk do të zbulojë sekretet e vendit. Morsi ka lindur në vitin 1951 dhe ka mbaruar studimet e larta për motorët hapësinorë në universitetin e Kalifornisë së jugut. Ai ishte presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Muhamed Morsit, presidentit të parë të zgjedhur me votën e lirë të popullit në Egjipt.

 

 

Tags