Venezuela me masa të reja për tu përballur me sanksionet amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88905-venezuela_me_masa_të_reja_për_tu_përballur_me_sanksionet_amerikane
Amerika gjatë presidencës së Donald Trump për të rrëzuar qeverinë legjitime të Venezuelës dhe presidentin Nikolas Maduro ka shtuar presionet e saj ndaj Venezuelës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 19, 2019 06:06 Europe/Tirane
  • Venezuela me masa të reja për tu përballur me sanksionet amerikane

Amerika gjatë presidencës së Donald Trump për të rrëzuar qeverinë legjitime të Venezuelës dhe presidentin Nikolas Maduro ka shtuar presionet e saj ndaj Venezuelës.

Aktualisht Uashingtoni për përdor mjetet ekonomike kundër qeverisë së Venezuelës dhe kundër presidentit Nikolas Maduro. Amerika prej kohësh mundohet të ushtrojë presione ekonomike me anë të sanksioneve dhe të pengojë shkëmbimet tregtare të qeverisë së Venezuelës dhe me kompanitë dhe qeveritare të tjera në botë. Duke pasur parasysh presionet ekonomike të Amerikës kundër Venezuelës Banka Qendrore e këtij vendi ka marrë masa të reja për tu përballur me sanksionet amerikane. Jose Morales kryetar i kësaj banke ka thënë se pas presioneve ekonomike të Amerikës ku me vendim të qeverisë amerikane kartat e kreditit Mastercard dhe Visa do të hiqen nga qarkullimi në Venezuelë deri në mars të vitit 2020, Banka Qendrore e Venezuelës ka marrë vendim të krijojë një sistem të brendshëm që u jep mundësi qytetarëve të kryejnë transaksione financiare me jashtë vendit. Venezuela e cila prej muajsh po përballet me krizë ekonomike, vitet e fundit është përballur edhe me kriza të tjera si mungesa e ushqimeve dhe medikamenteve për shkak të sanksioneve dhe presioneve të Amerikës. Për këtë Venezuela po mundohet të përmirësojë gjendjen aktuale dhe për këtë qeveria Maduro për të plotësuar nevojat e të ardhurave të vendit ka arritur të shesë një pjesë të arit rezerve megjithëse Venezuela përballet me sanksione. Qeveria e Venezuelës për tu përballur me sanksionet ka ndërmarrë edhe masa të tjera. Më herët është marrë vendimi për nxjerrjen e mineraleve nga viti 2019 deri në vitin 2025 që për qeverinë e Venezuelës do të sjellë 30 miliard euro të ardhura. Amerika dhe disa nga aleatët e saj muajt e fundit kanë nisur një luftë të gjerë psikologjike kundër qeverisë së Venezuelës dhe janë përpjekur që me anë të sanksioneve dhe presioneve dhe duke dhënë urdhër ushtrisë, ta inkurajojë ushtrinë e Venezuelës të heqë dorë nga mbështetja për Maduron mirëpo ashtu siç kanë pohuar vetë mediat amerikane, deri tani të gjitha përpjekjet e opozitës të kryesuar nga Juan Guaido nuk kanë mundur të kenë qoftë edhe një rezultat të vetëm. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ka thënë: Uashingtoni do të përdorë të gjithë mjetet politike dhe ekonomike të tij për të detyruar presidentin Maduro të heqë dorë nga posti i presidentit. Lideri i opozitarëve të Venezuelës duke pohuar gabimin në llogaritjen e tij në mbështetjen e ushtrisë ndaj trazirave në Venezuelë, ka theksuar mbështetjen e vet ndaj një ndërhyrje të mundshme ushtarake të Amerikës në këtë vend. Juan Guaido në një intervistë me gazetën "Uashington Post", ka pohuar se në lidhje me nivelin e mbështetjes së ushtrisë ndaj tij, ka gabuar bukur shumë. Kjo është në kohën kur presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro deklaroi se shtypi tentativën për grusht shteti nga lideri i opozitës Juan Guaido duke publikuar një fotografi mes mijëra ushtarëve për të treguar se gëzon mbështetjen e tyre. “Besnik përgjithmonë”, brohorisnin një grup kadetësh. Në një fjalim sfidues në televizion, Maduro tha se Guaido, kishte dështuar në përpjekjen për ta kthyer ushtrinë kundër tij. Ndërkohë vetëm dhjetëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan Guaidos.