12 organizata ndërkombëtare kërkojnë hetimin e vdekjes së Morsi
12 organizata ndërkombëtare kanë kërkuar hetimin e pavarur të vdekjes së ish presidentit egjiptian Muhamed Morsi.
Abdullah Morsi, djali i Muhamed Morsit presidentit të parë dhe të vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike i cili ndërroi jetë në sallën e gjyqit në Egjipt tha se autoritetet egjiptiane nuk lejuan zhvillimin e ceremonisë për pritjen e ngushëllimeve për babain e tij. Në një deklaratë në llogarinë e rrjetit social, Abdullah Morsi tha se autoritetet egjiptiane kanë penguar që të zhvillohet një ceremoni për pritjen e ngushëllimeve dhe një funeral të denjë për babain e tij i cili është presidenti i parë i zgjedhur në historinë e vendit. Madje, nuk na kanë lejuar që edhe në shtëpinë e babait tonë të zhvillojmë një ceremoni për pritjen e ngushëllimeve", thekson më tej Abdullah Morsi. Ish-presidenti 67 vjeçar Morsi i cili u rrëzua nga pushteti me një grusht shteti ushtarak ndërroi jetë me 17 qershor në sallën e gjyqit ku ai po gjykohej me akuzat për "spiunazh" në emër të Hamasit dhe arratisje nga burgu Vadi en-Natrun". Morsi u zgjodh president i parë në historinë e vendit me zgjedhje në rrugë demokratike në vitin 2012 pas një revolucioni popullor në vitin 2011, që e detyroi ish-presidentin Hosni Mubarak të japë dorëheqjen. Më 3 korrik të vitit 2013 ai u rrëzua nga detyra përmes një puçi ushtarak nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi. Në televizionin shtetëror të Egjiptit u pretendua se "Mohammed Morsi kishte një tumor beninj dhe ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore ndërsa vdekja u shkaktua nga një sulm në zemër" pasi humbi vetëdijen në sallën e gjyqit.