Vritet një pilot gjerman
Njëri pilot gjerman ka humbur jetën kur dy aeroplan të ushtrisë gjermane sot u përplasën në verilindje të Gjermanisë, raporton televizioni N-TV derisa piloti i aeroplanit tjetër është gjetur i gjallë.
Forcat ajrore gjermane kanë konfirmuar se dy aeroplanët ushtarakë janë rrëzuar pasi janë përplasur në verilindje të vendit, me ç’rast pilotët kishin arritur të katapultohen – megjithatë njëri prej tyre ka humbur jetën. Radio stacioni lokal “OStzefele” ka raportuar se aeroplanët janë përplasur pak minuta para orës 14:00 në afërsi të liqenit Moritz, rreth 100 kilometra larg Berlinit. “Ata ishin duke patrulluar me aeroplanët Eurofighter së bashku me aeroplanin e tretë”, ka njoftuar ushtria gjermane në Twitter. Siç raporton Reuters, piloti i aeroplanit të tretë ka vëzhguar përplasjen, dhe ka parë se si dy parashuta janë hapur dhe kanë rënë në tokë. Derisa njëri pilot është gjetur i gjallë në një zonë malore pak minuta pas përplasjes së aeroplanëve, sipas radios “Ostzefele”, policia ka konfirmuar për televizionin N-TV se piloti tjetër ka humbur jetën.