Rusia fillon prodhimin masiv të S-500
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89055-rusia_fillon_prodhimin_masiv_të_s_500
S-500 Prometei, një sistem raketash ruse tokë-ajër me rreze të gjatë, ka përfunduar shumicën e testeve dhe është gati të shkojë në prodhim masiv, tha ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2019 17:04 Europe/Tirane
  • Rusia fillon prodhimin masiv të S-500

S-500 Prometei, një sistem raketash ruse tokë-ajër me rreze të gjatë, ka përfunduar shumicën e testeve dhe është gati të shkojë në prodhim masiv, tha ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Rusisë.

"Zhvillimi i sistemit është në fazën përfundimtare pasi secili element i sistemit është testuar individualisht", tha Denis Manturov gjatë një interviste me Interfax. Puna në progres është përqendruar në verifikimin e performancës së S-500 si një sistem i integruar, shtoi ai. S-500 është modeli i fundit i sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi të prodhuar nga Almaz-Antey, një nga kontraktorët kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Karakteristikat e sistemit mbeten konfidenciale, por sipas burimeve të mbrojtjes ruse, aftësitë e raketave të sistemit S-500 do të përmirësohen dukshëm nga ato të S-400, falë një radari të ri të pajisur me një antenë burimore e komanduar në faza.