Ndërhyrja ushtarake e Francës dhe EBA në Libi
Forcat ushtarake të Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me qëllim të administrimit të operacioneve ushtarake kundër qeverisë së Libisë, kanë hyrë në dhomën e luftës së forcave të gjeneral Haftar.
Kanali televiziv Al-Xhazira njoftoi, një prej komandantëve të dhomës së operacioneve forcave të ashtuquajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë” të drejtuara nga gjenerali Khalifa Haftar në qytetin Garyan në jug të Tripolit, ka njoftuar për praninë e oficerëve francezë dhe të EBA në këtë dhomë.
Ali Muhamed Al-Shejkhi në lidhje me këtë ka thënë se ushtarakët e Francës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe me qëllim të administrimit të operacioneve ushtarake për ta pushtuar Tripolin, kryeqytetin e Libisë, janë të pranishëm në dhomën e luftës në Garyan.
Gjithashtu në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, mësohet se disa ushtarakë afrikanë si ata sudanezë po luftojnë përkrah forcave të gjeneral Khalifa Hafta dhe janë arrestuar nga forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë.
Forcat e qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë ditën e mërkurë kanë arritur të çlirojnë qendrën e qytetit Garyan në jugperëndim të kryeqytetit të Libisë.
Qyteti Garyan është selia komanduese e operacioneve të forcave të grupit të ashtuquajtur “Ushtria Kombëtare e Libisë” që drejtohen nga gjenerali Khalifa Haftar.