Flota detare britanike në portat e Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89144-flota_detare_britanike_në_portat_e_rusisë
Për herë të parë në 100 vjet, Britania e Madhe ka vendosur flotën e saj më të madhe në Detin Baltik për ti demonstruar forcën Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2019 16:38 Europe/Tirane
  • Flota detare britanike në portat e Rusisë

Për herë të parë në 100 vjet, Britania e Madhe ka vendosur flotën e saj më të madhe në Detin Baltik për ti demonstruar forcën Rusisë.

Ndërsa Vladimir Putin deklaroi se demokracia liberale perëndimore ishte e vjetëruar, një stërvitje e madhe ushtarake po zhvillohet në Detin Baltik për të siguruar që vizioni i Presidentit rus për një rend të ri të mos imponohet me forcë. Sipas gazetës The Independent, 4,000 ushtarë, si dhe 44 anije luftarake nga 7 vende të ndryshme të udhëhequra nga Britania, morën pjesë në një mision ushtarak në Lituani, pranë rajonit të Kaliningradit. Këto manovra kanë qenë prania më e madhe e marinës britanike në Detin Baltik për një shekull dhe Kremlini e ka shpallur këtë një përpjekje ambicioze për të provokuar Moskën. Kjo vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Londrës dhe Moskës janë në nivelet më të ulëta që nga Lufta e Ftohtë.