Erdogan paralajmëron takim trepalësh kushtuar Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89179-erdogan_paralajmëron_takim_trepalësh_kushtuar_sirisë
Presidenti i Turqisë ka njoftuar mundësinë e organizimit të një takimi trepalësh mes Turqisë, Iranit dhe Rusisë lidhur me Sirinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 01, 2019 05:09 Europe/Tirane
  • Erdogan paralajmëron takim trepalësh kushtuar Sirisë

Presidenti i Turqisë ka njoftuar mundësinë e organizimit të një takimi trepalësh mes Turqisë, Iranit dhe Rusisë lidhur me Sirinë.

Rexhep Taip Erdogan, nuk ka përmendur temat që do të trajtohen në takimin e ardhshëm trepalësh mes krerëve të Turqisë, Iranit dhe Rusisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Erdogan gjithashtu ka njoftuar se pas 10 ditësh, Turqia do të marrë në dorëzim sistemin mbrojtës raketor rus të njohur me emrin S-400.