Merr flakë nëndetësja bërthamore ruse, vdesin 14 marinarë
Korrik 02, 2019 21:20 Europe/Tirane
Një nëndetëse bërthamore e marinës ruse është përfshirë nga flakët, duke lënë pas 14 të vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila njoftoi se “14 persona, punonjës të marinës ruse kanë vdekur pas rënies së një zjarri të madh në bord”. Incidenti ndodhi në nëndetësen bërthamore të AS-12 të quajtur Losharik, e projektuar që në vitin 2003 për kërkime, shpëtim dhe operacione të posaçme ushtarake. Ky është incidenti i dytë më i madh dhe më i rëndë në Rusi në fushën e mbrojtjes. Në vitin 2008 si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit vdiqën 20 vetë dhe u plagosën 21 të tjerë.
Tags