S-400 ditën e dielë do niset për në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89294-s_400_ditën_e_dielë_do_niset_për_në_turqi
Burimet informative kanë bërë të ditur se sistemi S-400 është ngarkuar për tu nisur në Turqi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 06, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • S-400 ditën e dielë do niset për në Turqi

Burimet informative kanë bërë të ditur se sistemi S-400 është ngarkuar për tu nisur në Turqi.

Një delegacion prej 9 personash nga Rusia do të bëjnë përgatitjet e rrethanave për transportimin e  sistemit raketor S-400 nga Rusia në Turqi. Sistemi pritet të arrijë në Turqi ditën e hënë. Kohët e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe Amerikës janë tensionuar shumë për shkak të blerjes së sistemit S-400 nga Turqia. Uashingtoni ka pretenduar se dislokimi i këtij sistemi në Turqi do të bëhet shkak për zbulimin e pikave të dobëta të avionit F-35 dhe për këtë ka kërcënuar dëbimin e Turqisë nga projekti për prodhimin e këtij avioni. Kontrata për blerjen e sistemit S-400 është nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë në vitin 2017.