Washington Post: Bin Selman është Sadam Husejni i ri
Gazeta amerikane "Washington Post" ditën e diele në një editorial të saj ka shkruar se Muhamed bin Selman është Sadam Husejni i ri dhe shtetet perëndimore kanë gabuar përsëri.
Në këtë editorial të autorit "Jackson Deil", zv/kryeredaktor i rubrikës së editorialeve, thuhet: "Në një kohë jo shumë të largët, një diktator i egër dhe i pamëshirshëm sundonte në një vend arab me rezerva të mëdha naftore që pavarësisht dosjeve të gjera të krimeve të tij, Amerika dhe shtetet e tjera perëndimore ishin mbështetëse dhe përkëdhelëse të tij. Krimet e tij ishin deri në atë masë të tmerrshme sa që çdo mendje e shëndosh do të habitej me dëgjimin e tyre. Mirëpo ai e modernizonte Irakun dhe qëndronte përball terroristëve islamistë. Prandaj, ndoshta perëndimi nuk shikonte rrugë tjetër përveçse të durojnë një sundues të tillë kriminel. Ky sundues diktator e kishte kuptuar këtë mesazh të butësisë së perëndimit dhe kishte vendosur gjithashtu t'i japë perëndimit naftë dhe në shkëmbim, me liri të plotë të vriste dhe masakronte popullin e vet dhe të sillej me arrogancë ndaj fqinjëve të vet. Të gjithë e njohin këtë individ, ky diktator nuk ishte askush tjetër, përveç Sadam Husejnit. Amerika dhe aleatet e Sadam Husejnit në mënyrë të drejtpërdrejtë kishin vë bast mbi Sadam Husejnin që në fund e gjithë kjo rezultoi në atë që Sadam Husejni në vitin 1990 të sulmojë Kuvajtin. Sulmi ushtarak kundër Kuvajtit ishte pikërisht kthesa ku filluan luftërat e pafund të Lindjes së Mesme! Jo vetëm rajoni i Lindjes së Mesme, por e gjithë bota rënkon nga aparati i politikës së jashtme të Perëndimit. Që nga ajo ngjarje po kalojnë 30 vite dhe sot gjithashtu autoritetet e larta dhe politikanët në mënyrë verbale janë duke e përsëritur të njëjtin gabim. Sot princi i kurorës së Arabisë Saudite Muhamed bin Selman po kryen krime të gjera dhe shtetet perëndimore shprehin urrejtjen e vet ndaj tij. Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, torturimi i grave që kërkojnë realizimin e të drejtave legjitime të tyre dhe burgosja e tyre e deri bombardimi i Jemenit. Të gjitha dhe të gjitha këto janë krime për të cilat kanë shprehur urrejtjen e vetë të gjithë politikanët e botës. Mirëpo pikërisht këta liderë botërorë ditë më parë në samitin e liderëve të grupit G-20 në Osaka të Japonisë ishin bërë hallk rreth Muhamed bin Selman dhe morën fotografi kujtimi së bashku me atë. Këtë veprim nuk e ka bërë vetëm Donal Trump, presidenti i Amerikës, por e kanë bërë edhe të gjithë kryeministrat dhe presidentët e demokracive të mëdha evropiane duke mos ngurruar aspak. Nëse do t'i pyesim këta liderë, pse? Do të përgjigjen: "Për arsye se Bin Selman po e modernizon Arabinë Saudite. Po lufton kundër ekstremizmit. Është aleati ynë dhe i Izraelit dhe alternativa e për zëvendësimin e tij do të jetë një sundues shumë më i keq". Agnes Callamard, raportuesja speciale e OKB në dosjen e vrasjes së Jamal Khashoggi, gjatë hetimeve pesë muajve të saj rreth këtij krimi, ka ardhur në këtë përfundim se z. Khashoggi është viktimë e një vrasje të qëllimtë që ishte projektuar më parë dhe jashtë kornizës së ligjit dhe shteti i Arabisë Saudite është përgjegjës kryesore për këtë vrasje dhe Muhamed bin Selman gati është e sigurt se është bashkëpunëtori këtij operacioni dhe bashkëpunëtor për mbulimin e të vërtetës rreth kësaj vrasje. Mirëpo në qarqet zyrtare ndërkombëtare po sundon një heshtje kuptimplote në lidhje me këto hetime.
Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, nuk i është përgjigjur kërkesës së Agnes Callamard për kryerjen e hetimeve ligjore dhe as nuk ka pranuar që të takohet me atë. Edhe Evropa ka heshtur. Trump gjithashtu gjatë margjinave të samitit të G-20, ka ngrënë mëngjes me Muhamed bin Selman dhe ka thënë: "Ai është duke e bërë një punë të jashtëzakonshme!".