Nis dialogu mes qeverisë dhe opozitarëve në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89373-nis_dialogu_mes_qeverisë_dhe_opozitarëve_në_venezuelë
Presidenti i Venezuelës njoftoi nisjen e dialogut të qeverisë me opozitën në një prej ishujve të Karaibeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Nis dialogu mes qeverisë dhe opozitarëve në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës njoftoi nisjen e dialogut të qeverisë me opozitën në një prej ishujve të Karaibeve.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, Nikolas Maduro president i Venezuelës në një prononcim për mediat ka thënë: Dje ka nisur procesi i dialogut me opozitën që ndërmjetësohet nga qeveria e Norvegjisë. Sipas presidentit Maduro, palët do të diskutojnë për 6 pika kryesore që janë ekonomia, politika, kultura dhe çështjet sociale. Unë jam shumë optimist. Bisedimet në ditën e parë kanë zgjatur 5 orë dhe hap pas hapi do të hapet rruga për paqe, mospërdorimin e dhunës dhe për dialog konstruktiv, tha në fjalën e tij presidenti Maduro. Kriza politike në Venezuelë ka nisur për fillimit të këtij viti pas disa nxitjeve të bëra nga Amerika. më 23 janar Juan Guaido, lideri i opozitës, veten e tij e ka shpallur president të përkohshëm dhe duke marrë mbështetjen e Amerikës ka kryer një grusht shteti të dështuar kundër presidentit legjitim Nikolas Maduro.