Pse Rusia dhe Kina nuk krijojnë INSTEX-in e tyre?
"Rusia do të injorojë sanksionet amerikane kundër Iranit dhe do të vazhdojë tregtinë me Iranin pa krijuar një mekanizëm të posaçëm", tha Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov.
"Kolegët tanë këtu në Bruksel, nganjëherë pyesin pse Rusia dhe Kina nuk krijojnë INSTEX-in e tyre. Ne i përgjigjemi kësaj pyetjeje me një pyetje tjetër: pse na nevojitet? Ne tashmë kemi tregtuar dhe tregtojmë me Iranin pa i kushtuar vëmendje sanksioneve amerikane ", tha zyrtari rus. Në janar, Franca, Gjermania dhe Britania krijuan mekanizmin INSTEX për të lehtësuar shkëmbimet jo-monetare me Teheranin pas rivendosjes së sanksioneve nga administrata amerikane. Pas një takimi të Komisionit të Përbashkët mbi Marrëveshjen Bërthamore të Iranit në qershor, mekanizmi u bë funksional dhe i disponueshëm për të gjitha shtetet anëtare të BE. Qeveria finlandeze sapo ka deklaruar se ka në plan të bashkohet me një sistem tregtar që anëtarët kryesorë të Bashkimit Evropian kanë ngritur për të anashkaluar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi Iranin.