Përfaqësuesit e Rusisë, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë takohen në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89395-përfaqësuesit_e_rusisë_britanisë_francës_dhe_gjermanisë_takohen_në_moskë
Zëvendësi i ministrit të jashtëm të Rusisë, njoftoi takimin e përfaqësuesve të Rusisë, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, takim që do të mbahet në Moskë dhe do të analizohet programi i përbashkët i veprimit të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 10, 2019 03:08 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesit e Rusisë, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë takohen në Moskë

Zëvendësi i ministrit të jashtëm të Rusisë, njoftoi takimin e përfaqësuesve të Rusisë, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, takim që do të mbahet në Moskë dhe do të analizohet programi i përbashkët i veprimit të marrëveshjes bërthamore.

Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë: E vetmja rrugë për të parandaluar shkatërrimin e plotë të marrëveshjes bërthamore është zbatimi i zotimeve nga pala evropiane për të uluar pasojat e sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit. Palët në këtë takim do të diskutojë mbi situatën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe gjetjen e një zgjidhjeje për programin bërthamor të Iranit përpara takimit të radhës të KG të ANEA që do të mbahet ditën e mërkurë. Zv/ministri i jashtëm i Rusisë tha se në këtë takim të gjitha palët do të përpiqen bashkërisht së bashku me Iranin për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe për të garantuar kushtet e zbatimit të saj në bazë të zotimeve përkatëse. Irani më 8 maj 2018, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.