Turqia paralajmëron SHBA-të
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89410-turqia_paralajmëron_shba_të
Turqia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të përmbahen nga hapat që mund të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Ankaraja do të përballet me "pasoja të vërteta dhe negative" në rast se ble sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Turqia paralajmëron SHBA-të

Turqia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të përmbahen nga hapat që mund të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Ankaraja do të përballet me "pasoja të vërteta dhe negative" në rast se ble sisteme të avancuara të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy tha të martën se fjalimet e fundit të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus nuk ishin në përputhje me frymën dhe përmbajtjen e bisedimeve midis Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij Donald Trump gjatë samitit të G20 në Osaka muajin e kaluar. Ai më tej vuri në dukje se Ankaraja ende nuk kishte marrë një përgjigje nga Uashingtoni në propozimin e saj për të ngritur një grup pune për të analizuar ndikimin e blerjes së sistemeve raketore S-400. "Ne po i ftojmë SHBA-të të shmangin marrjen e hapave të gabuar që do të përjashtonin diplomacinë dhe dialogun dhe do të dëmtonin marrëdhëniet", vuri në dukje Aksoy.