Merkel: Mos u shqetësoni, jam mirë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89420-merkel_mos_u_shqetësoni_jam_mirë
Kancelarja gjermane Angela Merkel është filmuar duke iu dridhur duart për të tretën herë në një muaj.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 11, 2019 07:38 Europe/Tirane
  • Merkel: Mos u shqetësoni, jam mirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është filmuar duke iu dridhur duart për të tretën herë në një muaj.

Videot e publikuara në media tregojnë kancelaren duke iu dridhur duart gjatë një ceremonie në Berlin të mërkurën me kryeministrin e Finlandës. Pas incidentit, Merkel tha se ishte shumë mirë dhe nuk kishte nevojë për t'u shqetësuar. Një zëdhënës i qeverisë tha se do të vazhdonte takimet siç ishte planifikuar. Merkel është filmuar duke u dridhur edhe dy herë të tjera. Dy javë me parë e njëjta gjë i ndodhi përpara një udhëtimi në Japoni për samitin e G20. Ajo u tha gazetarëve në samit se ishte mirë. Të mërkurën, kancelarja kapi duart e saj në përpjekje për të kontrolluar dridhjen e tyre ndërsa qëndronte pranë Kryeministrit Antti Rinne. Sipas Focus.de, dridhja preku tërë trupin e saj dhe zgjati më shumë se një minutë. Ndërsa hera e parë që i ndodhi kjo gjë në publik ishte muajin e kaluar gjatë një ceremonie në Berlin për Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky. Zyra e kancelares në mënyrë të përsëritur ka hedhur poshtë shqetësimet rreth shëndetit të saj. Merkel është tani në mandatin e saj të katërt si kancelare, rol që e mori në nëntor 2005. Ajo ka thënë se do të largohet nga politika kur mandati i saj të përfundojë në vitin 2021.