Jack Straw: Shtëpia e Bardhë ka humbur efikasitetin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89429-jack_straw_shtëpia_e_bardhë_ka_humbur_efikasitetin
Ish-ministri i punëve të jashtme të Anglisë e ka quajtur presidentin e Amerikës “narcis” dhe Shtëpinë e Bardhë të paefektshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2019 11:36 Europe/Tirane
  • Jack Straw: Shtëpia e Bardhë ka humbur efikasitetin

Ish-ministri i punëve të jashtme të Anglisë e ka quajtur presidentin e Amerikës “narcis” dhe Shtëpinë e Bardhë të paefektshme.

Jack Straw të mërkurën në një intervistë me kanalin televiziv Sky News, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Kim Darroch, ambasadorit të Anglisë në Amerikë dhe polemikat e krijuara mes tij dhe Donald Trump dhe ka thënë: “Duhet treguar rezistencë përball një individi narcist dhe arrogant i cili nuk respekton kurrfarë ligjesh”.

Jack Straw e ka quajtur Kim Darroch një diplomat të suksesshëm dhe ka shtuar se të gjithë e dinë se Shtëpia e Bardhë nuk ka efikasitet.

Kim Darroch në një raport sekret dorëzuar qeverisë së Anglisë, e ka përshkruar Donadl Trumo si një individ i paaftë, pa cilësi dhe pa aftësi diplomatike ndërsa ka parashikuar se mandati i tij presidencial do të përfundojë me skandale dhe do të mbetet në gjysmë.

Trump të martën në mbrëmje në një mesazh të publikuar në Twitter në lidhje me Kim Darroch, ka shkruar: “Një ambasador i trullosur të cilin ia ka imponuar Anglia Amerikës, është një njeri shumë i marrë dhe budalla. Më nuk bashkëpunojmë me atë”.

Ministria e jashtme e Anglisë ka bërë të ditur dorëheqjen e ambasadorit të Londrës në Uashington pas polemikave të shpërthyera mes tij dhe presidentit të Amerikës.