Londra provokon Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89436-londra_provokon_rusinë
Avionët spiunë britanikë janë parë të paktën dy herë pranë qiellit rus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2019 17:02 Europe/Tirane
  • Londra provokon Rusinë

Avionët spiunë britanikë janë parë të paktën dy herë pranë qiellit rus.

Para se të kthehej në bazën ajrore nga e cila ishte nisur, avioni spiun britanik Global Express Sentinel R1 fluturoi mbi një zonë vetëm 66 kilometra larg nga kufiri rus. Më pak se një ditë më parë, një tjetër aeroplan i ngjashëm ushtarak britanik u vu re 62 kilometra larg nga brigjet e Krimesë. Që nga përkeqësimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe Perëndimit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, fluturimet e tilla kryhen rregullisht. Vitin e kaluar, 3,000 aeroplanë ushtarakë të shteteve të NATO-s, duke përfshirë 1,000 avionë spiunë, fluturuan pranë kufijve tokësorë dhe detarë të Rusisë. Moska gjithmonë ka denoncuar forcimin e pranisë ushtarake të Perëndimit pranë kufijve të saj, duke paralajmëruar se provokime të tilla mund të çojnë në një konfrontim ushtarak të gjithanshëm.