Ankaraja kishte nevojë për S-400
Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar shpjegoi për sekretarin e mbrojtjes së SHBA, Mark Esper, se blerja e sistemeve raketore S-400 të Rusisë ishte e nevojshme për Ankaranë.
"Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar kishte një telefonatë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper," tha Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare duke shtuar: Ministri Akar i tha homologut të tij amerikan se nuk ishte një opsion që Turqia të mbetet nën kërcënime të vazhdueshme ajrore dhe raketore, prandaj ishte një domosdoshmëri marrja e sistemeve ruse S-400, por Ankaraja është gjithashtu e gatshme për të marrë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të SHBA ". "Ministri turk i Mbrojtjes theksoi se blerja e sistemeve S-400 nuk do të thotë një ndryshim në orientimin strategjik të Turqisë dhe përsëriti se përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe nuk do tu shërbente as interesave të Turqisë, as të SHBA dhe as NATO-s", tha Ministria në deklaratën e publikuar të premten. "Duke theksuar se Turqia është një partner i programit të avionëve luftarakë F-35 dhe se programi duhet të vazhdojë pa ndërprerje," Akar thasë Turqia ka propozuar krijimin e një grupi pune të NATO-s në mënyrë që NATO të vlerësonte bashkëveprimin e mundshëm të avionëve F-35 dhe sistemeve S-400 ".