Franca nuk lejon zgjerimin e BE
Qëndrimi i Francës duke bllokuar çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po minon procesin e zgjerimit.
Kjo akuzë vjen nga ambasadori Wieslaw Tarka, koordinator i Samitit të Poznan-it. Duke folur për DW-në, ambasadori thekson se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, as s'mund të sfidohet dhe as s'mund të zëvendësohet me forma të tjera angazhimi të bllokut në rajon. “Ekspertët mendojnë, se Franca po minon themelet e kësaj politike dhe nuk po propozon asnjë alternativë. Ky qëndrim do të dobësojë në masë të konsiderueshme ndikimin e Bashkimit Europian jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në gjithë vendet e tjera fqinjë me BE-në,” thekson ai. Gjatë samitit të Poznanit u organizua dhe Forumi i Organizatave të Shoqërisë civile. Sipas ambasadorit Tarka, ato theksuan se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë mënyrën sesi ka funksionuar deri tani zgjerimi i bllokut me vendet e Ballkanin Perëndimor. Koordinatori i samitit të Poznatit, ambasadori Wieslasw Tarka, bën thirrje që BE-ja të përballojë bashkë me vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat e tanishme, si për shembull lëvizjet migratore, terrorizmin, kërcënimet kibernetike, kërcënimet hibride nga Rusia dhe aktorë të tjerë.