Afganistan: Vritet një ushtar amerikan
Korrik 13, 2019 16:42 Europe/Tirane
Të shtunën, një ushtar amerikan nga misioni i NATO-s në Afganistan u vra, thuhet në një deklaratë të misionit.
Misioni i NATO-s atje nuk dha më shumë detaje rreth rrethanave dhe vendit të vdekjes së tij. Shtetet e Bashkuara kanë 14,000 ushtarë në Afganistan. Këto trupa veprojnë si pjesë e një misioni të NATO-s në mbështetje të forcave afgane dhe në operacione të veçanta kundër talibanëve që dominojnë gjysmën e Afganistanit dhe ISIS-it. Përveç kësaj, disa talibanë kanë kryer një operacion vetëvrasës në një hotel në provincën Badghis, në veriperëndim të vendit. Pesë policë afganë u plagosën në këtë sulm.
Tags