Arsyetimi i ri i Biden për mbështetjen ndaj luftës në Irak
Ish-zv/presidenti amerikan duke shprehur keqardhje për votën e tij pro luftës në Irak, pretendoi se atë e ka mashtruar presidenti i Amerikës në atë kohë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Joe Biden, ish-senatori amerikan i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të Amerikës, akoma vazhdon të kritikohet nga votuesit amerikan për shkak të votës së tij pro aprovimit të sulmit ushtarak kundër Irakut dhe shumë herë ka bërë përpjekje që ta arsyetojë këtë veprim.
Ditën e shtunë Biden në një tubim elektoral duke paraqitur një arsyetim të ri për votën e tij pro asaj rezolute, deklaroi: "Gabimi im është ky që unë i pata besuar fjalëve të ish-presidentin amerikan Georg W. Bush i cili duke gënjyer ka thënë se me këtë aprovim të Senatit, Amerika nuk shkon në luftë dhe vetëm dëshirojmë t'i fusim inspektorët në Irak".
Në kohën kur senati i Amerikës në vitin 2002, votoi për aprovimin e sulmit ushtarak kundër Irakut, Biden ishte një prej 29 senatorëve demokratë të cilët votuan pro kësaj rezolute.