Incidente në Paris pas paradës ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89517-incidente_në_paris_pas_paradës_ushtarake
Demonstruesit të cilët pretendojnë se i përkasin lëvizjes “Jelekët e verdhë”, si dhe protestuesit e ndryshëm sot u përleshën me policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, Dita e Bastijës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2019 14:18 Europe/Tirane
  • Incidente në Paris pas paradës ushtarake

Demonstruesit të cilët pretendojnë se i përkasin lëvizjes “Jelekët e verdhë”, si dhe protestuesit e ndryshëm sot u përleshën me policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, Dita e Bastijës.

Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit i vunë zjarr disa kontejnerëve me mbeturina. Radio France Info njoftoi sot se 152 persona u arrestuan në margjina të paradës ushtarake. Ndër të burgosurit janë udhëheqësit e lëvizjes qytetare “Jelekët e verdhë” Erik Drue, Jerome Rodriguez dhe Nicole Maxim, tha prefektura e Parisit. Nuk ka raporte për qytetarët e lënduar për momentin.